Victoria Bonya zbulon prapaskenat: Kam pasur një puthje me Mbappen kur ishte 17 vjeçar

Modelja ruse, Victoria Bonya, ka zbuluar së fundmi se ajo ka pasur një puthje me Kylian Mbappe kur ky i fundit ishte vetëm 17 vjeçar.

Sport

03/03/2021 16:54

Në një intervistë për Sport-Express, Victoria Bonya tha: “Po, unë e kam pasur një puthje me Mbappen, nuk ka asgjë të keqe këtu. Ai ishte beqar, njësoj sikurse unë. Por unë nuk e dija se ai është vetëm 17 vjeçar”, u shpreh ajo, përcjell lajmi.net.

Më tej Bonya tha: “Unë mendova se do të shkoj në burg për këtë puthje për shkak të pedofilisë, ai ishtë nën moshën e duhur”, tha ajo.

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2016 dhe në atë kohë, Mbappe ishte vetëm 17 vjet.

Modelja 41 vjeçare njihet në botën e futbollit qysh  nga viti 2010, kur ishte bashkë me lojtarin e Spartk Moscoç, Welliton./Lajmi.net/