Buzëqesh Simeone, rikthehen dy yjet e Atleticos para derbit së Madridit

Atletico Madrid është duke u përgatitur për derbin madrilen ndaj rivalit lokal, Real Madrid, derisa kanë pranuar një lajm të mirë.

Sport

03/03/2021 15:37

Kieran Trippier dhe Yannick Carrasco janë rikthyer në stërvitje dhe të dy pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen, ngase më herët munguan në disa ndeshje, transmeton lajmi.net.

Trippier nuk ka bërë asnjë paraqitje që nga ndeshja kundër Sevillas pasi u dënua nga FIFA me 12 ndeshje moslojë.

Ky dënim thoshte se nuk mund të merrte pjesë në ndeshjet e Atleticos, por tani suspendimi ka përfunduar.

Ndërsa, Carrasco mungoi në tri takimet e fundit shkaku i lëndimit, por do rikthehet kundër “Los Blancos”.

Sidoqoftë, qendërmbrojtësi Jose Gimenez duket se do mungojë në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishëm./Lajmi.net/