Neymar do të mungojë përsëri ndaj Barcelonës, PSG nuk rrezikojnë
Neymar Jr. nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë të 1/16 së finales mes Barcelonës dhe PSG që do të zhvillohet më 11 mars.
Sport
Në përballjen e parë, PSG arriti që të fitojë bindshëm ndaj Blaugranëve, duke i mposhtur ata 4-1 në Camp Nou edhe pse ishin pa lojtarin kryesor, Neymarin, transmeton lajmi.net.
Braziliani, i cili po vazhdon të jetë i lënduar, është parë duke u stërvitur i vetëm në Parkun e Princave.
Megjithatë, klubi parisien nuk dëshirojnë të rrezikojnë lojtarin e tyre, kjo duke pasur parasysh edhe rezultatin pozitiv që ata kanë.
Neymar ka shënuar 13 gola në 18 ndeshje për PSG-në këtë edicion./Lajmi.net/