Mungesat e Realit ndaj Atleticos, lojtarët e lënduar dhe suspenduar

Real Madrid të dielën e ardhshme do përballet me rivalin lokal, Atletico.

Sport

02/03/2021 14:19

“Los Blancos” janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në La Liga, duke mbledhur 13 pikë nga 15 të mundshme, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, barazimi i djeshëm ndaj Real Sociedadit mund të ndikojë në besimin e lojtarëve.

“Sports Mole” ka bërë të ditur se cilët lojtarë të “Los Blancos” nuk do jenë të pranishëm në “Wanda Metripolitano”.

1.Dani Carvajal – mungon shkaku i lëndimit

2.Sergio Ramos – mungon sepse është operuar në gju dhe ende s’është shëruar plotësisht

3.Karim Benzema – në dyshime ngase ka probleme me gju, por pritet të rikthehet ndaj Atleticos

4.Eden Hazard – belgu ka probleme me muskuj dhe pritet të rikthehet, por s’do luajë nga minuta e parë

5.Eder Militao – braziliani gjithashtu është në dyshime, meqenëse s’ka luajtur që nga fundi i janarit shkaku i lëndimit.

Kurse, sa i përket suspendimit, Reali nuk ka asnjë lojtarë të suspenduar për derbin madrilen./Lajmi.net/