Ish presidenti, Calderon: Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me Salah

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon thotë se gjiganti spanjoll dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sport

01/03/2021 16:01

E ardhmja e egjiptianit vazhdon të shkëlqejë në Premierligë dhe interesohet nga Real dhe Barcelona, përcjellë lajmi.net.

Calderon, që ishte president nga viti 2006 në 2009, beson se “Los Blancos” duan transferimin e Salah, mirëpo ndoshta nuk do ia dalin ta kompletojnë transferimin.

“Është i mirë dhe golashënues. I ka ndihmuar Liverpoool duke dhënë më të mirën, por nuk mendoj se do ta lejojnë të largohen”.

“Pritet, nëse mendojnë ta largojnë do e bëjnë për shumë para. Salah kërkohet sigurisht nga Real Madrid, por Liverpool do kërkonte shumë para dhe nëse marrëveshja do kompletohej, do ishte mrekulli”.

“Është lojtar fantastik me potencial dhe klubit i duhen këta talentë, por Real Madrid nuk mendoj se ka financa për të nënshkruar me Salah”, deklaroi ai.

Salah këtë edicion është golashënuesi numër një këtë edicion me 17 gola, dy më shumë se Bruno Fernandes, që renditët pas tij./Lajmi.net/