Sot, Premierliga sjell derbin, Chelsea – Man Utd
Chelsea do të ndeshet me Manchester United në kuadër të xhiros së 26-të të Premierligës.
Sport
Sot në Stamford Bridge do të zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet Chelseat dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.
“The Blues” hyjnë në këtë ndeshje pas një forme tejet të lartë nën udhërat e menaxherit, Thomas Tuchel. Ata mposhtën Atletico Madridin në Spanjë gjatë javës në Ligën e Kampionëve.
Në pesë ndeshjet e fundit, Chelsea ka katër fitore dhe një barazim.
Edhe Manchester United ka regjistuar formë relativisht të mirë, ata u kualifikuan tutje në fazën e 1/8 të Europa League, “The Red Devils” kanë regjistuar tre fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit.
Manchester United qëndron në pozitën e dytë me 49 pikë, ndërsa Chelsea mban pozitën e pestë me 43 pikë.
Ndeshja fillon në orën 17:30 në Stamford Bridge të Londrës./Lajmi.net/