Përfundon në QKUK pas vetëplagosjes me armë, i gjenden pistoletë dhe substancë narkotike
Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik rreth orës 01:10, shkruan lajmi.net. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është…
Lajme
Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 korrik rreth orës 01:10, shkruan lajmi.net.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK për shkak të dyshimit se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri – pistoletë”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia njofton se gjatë veprimeve hetimore, personi, i cili tashmë trajtohet si i dyshuar, është gjetur në posedim të një pistolete me gjashtë fishekë, një predhe të shkrepur dhe një sasie të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë relevante policore. /Lajmi.net/