Publikohen çmimet e reja të derivateve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për datat 12 dhe 13 korrik 2026. Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (diesel) është 1.50 euro për litër, ndërsa benzina do të mund të shitet me çmim maksimal…

Lajme

12/07/2026 09:31

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për datat 12 dhe 13 korrik 2026.

Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për naftën (diesel) është 1.50 euro për litër, ndërsa benzina do të mund të shitet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër.

MINT thekson se çmimet janë përcaktuar pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut të derivateve dhe në përputhje me metodologjinë për caktimin e çmimeve maksimale të lejuara.

“Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e konsumatorëve dhe garantimi i një tregu të qëndrueshëm të derivateve të naftës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Vendimi hyn në fuqi më 12 korrik dhe do të mbetet në zbatim edhe gjatë 13 korrikut 2026, ndërsa të gjithë operatorët ekonomikë obligohen t’i respektojnë çmimet maksimale të publikuara nga MINT. /Lajmi.net/