Chelsea dëshiron të vazhdojë kontratën me Thiago Silvan

Chelsea dëshiron të vazhdojë kontratën mbrojtësit Thiago Silva.

Sport

28/02/2021 08:03

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, klubi i Chelseat është i gatshëm ti ofrojë edhe për një vit zgjatjen e kontratës Thiago Silvës, transmeton lajmi.net.

Edhe pse është 36 vejçar, paraqitjet e tij kanë qenë mahnitëse me “The Blues” dhe kjo është arsyeja që zyrtarët londinezë janë bindur për rinovimin e kontratës.

Edhe Thiago Silva kishte shprehur dëshirën e tij për vazhdimin e kontratës dhe tani si duket kjo është afër që të ndodhë.

Romano raporton se Chelsea dëshiron ta aktivizojë klauzolën e vazhdimit të kontratës dhe tani mbetet që Thiago Silva dhe agjenti i tij të vendosin nëse dëshirojnë zgjatjen apo jo./Lajmi.net/