Lautaro zbulon prapaskenat mes tij dhe Barcelonës

Lautaro Martinez ishte njëri nga lojtarët më të cilët Barcelona kishte pasur kontakte dikur, këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari.

Sport

27/02/2021 08:11

Argjentinasi në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Barcelona e kërkoi atë si zëvendësues të Luis Suarez, transmeton lajmi.net.

“Po, Barcelona kërkoi transferimin tim para një viti, dhe unë nuk vendosa për një gjë të tillë”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

Lautaro e ka njoftuar paraprakisht trajnerin Antonio Conte se do të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë.

“Mos u shqetëso, jam i fokusuar në planet që kemi me Interin dhe tani Barcelona i takon të shkuarës. Unë do të qëndrojë këtu”, tha ai.

Klubi katalunas po monitoronte nga afër situatën e argjentinasit dhe po mendonin ta transferonin atë në sezonin 2019/20, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi në fund./Lajmi.net/