Shkuan në varrim, i gjithë fshati infektohet me COVID-19

Mund të ndodhë që një lagje të bëhet mjaft problematike për përhapjen e koronavirusit duke detyruar autoritetet që të bllokojnë tërësisht hyrjet dhe daljet prej saj.

Bota

26/02/2021 20:50

Mediat raportojnë se për të dytën herë brenda pak muajsh, autoritetet turke kanë bllokuar me masive dheu hyrjet dhe daljet nga lagja Taşonu në qytezën Arakli të provincës veri-lindore të Trabzonit pas infektimeve masive në të.

Gjithçka ndodhi pas një ceremonie varrimi ku e gjithë lagja kishte shkuar duke u infektuar menjëherë 22 prej pjesëmarrësve, transmeton Lajmi.net.

Duke qënë se ishte hera e dytë që ndodhte kjo, xhandarmëria në bashkëpunim me institucionet shëndetësore vendosen futjen në karantinë totale të banorëve duke bllokuar hyrjet dhe daljet. /Lajmi.net