Liverpooli përfundimisht në ‘krizë’, kapiteni i skuadrës i nënshtrohet një operacioni
Liverpool ka konfirmuar se Jordan Henderson është nënshtruar një operacioni, pasi pësoi një lëndim në derbin ndaj Evertonit.
Sport
Kapiteni u largua nga loja pasi zhvilloi më shumë se 60 minuta në Anfield dhe tani është lajmëruar se do të kryej një operacion, përcjell lajmi.net.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm me ekipin mjekësor të klubit, Henderson ka kryer me sukses një procedurë korrigjuese në dëmtimin e muskujve. Ai do të fillojë një program rehabilitimi menjëherë”, u tha në njoftimin zyrtar të publikuar nga klubi i Liverpoolit.
Për momentin Henderson nuk do të jetë i gatshëm për 6 javë, mirëpo nuk dihet se sa do të mungojë zyrtarisht.
Shërimi i Henderson do të monitorohet nga afër nga departamenti mjekësor i klubit dhe përparimi i tij gjatë punës së tij të rehabilitimit do të përcaktojë se kur ai është në gjendje të rifillojë trajnimin e plotë./Lajmi.net/
We can confirm Jordan Henderson has undergone a successful operation on the injury he sustained during Saturday’s Merseyside derby with Everton.
— Liverpool FC (@LFC) February 26, 2021