Conte merr lajme të mira, rikthehen dy yjet e skuadrës

Antonio Conte ka marrë lajme të mira këtë mëngjes ku raportohet se Milan Skrinrar dhe Nicolo Barella do të rikthehen në kohë për ndeshjen ndaj Genoa.

Sport

25/02/2021 11:05

Interi ka një orar të ngjeshur përpara vetes, ku do të luajnë tre ndeshje për 9 ditë. Fillimisht kundër Genoas, më pas udhëton për në Parma dhe pret Atalantën në shtëpi, transmeton lajmi.net.

Calciomercato.com ka zbuluar se lojtari i vetëm që do të mungojë në ndeshjen e 28 shkurtit për Interin do të jetë vetëm Achraf Hakimi, pasi është i suspenduar.

Megjithatë, ka një rrezik për katër lojtarë të tjerë, pasi kanë katër kartonë të verdhë: “Marcelo Brozovic, Barella, Alessandro Bastonio dhe Romelu Lukaku”.

Interi kanë marrë kreun e tabelës dhe madje janë larguar katër pikë nga përcjellësi më i afërt, Milan./Lajmi.net/