Një libanez sulmohet në Kosovë, ia vodhën edhe 400 euro
Një shtetas libanez është sulmuar fizikisht.
Lajme
Siç ka raportuar në polici, tre të dyshuarit i kanë marrë kuletën me 400 euro.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën Dardania në Prishtinë.
“Viktima mashkull shtetas libanez raporton se tre të dyshuar i kanë marrë kuletën me 400 (katërqind) euro dhe njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht viktimën duke i ka shkaktuar lëndim trupor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit ende nuk janë hasur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Lajm.net/