Real Madrid beson se mund të shpëtojnë sezonin e ‘humbur’

Për këtë sezon, situata te Real Madrid kanë nisur të përmirësohen.

Sport

24/02/2021 13:20

Pas një fillimi jo të mirë, skuadra e Zinedine Zidane ka fituar katër ndeshje radhazi në La Liga, duke pranuar vetëm një gol dhe qëndron vetëm tri pikë larg liderit Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, “Los Blancos” ia kanë dal të menaxhojnë situatën dhe të fitojnë ndeshjet e fundit edhe pse pa yjet kryesorë.

Me nëntë mungesa, ndër to Karim Benzema dhe Sergio Ramos, forma e Realit ka shkuar duke u përmirësuar.

Tani, ata do përballen me Atalantan në Ligën e Kampionëve dhe synojnë vetëm fitore.

Nga ana tjetër, mediat spanjolle thonë se Reali gjithashtu ka besim se mund ta fitojë trofeun e La Liga-s duke marrë parasysh se forma e rivalit lokal, Atletico ka pasur zbritje të madhe duke ‘lëshuar’ shumë pikë në kohën e fundit./Lajmi.net/