Real Madrid në ‘panik’, Alaba ka një ofertë nga PSG-ja

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba ka pranuar një ofertë nga PSG-ja dhe ka pasur një takim me presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi.

Sport

24/02/2021 10:20

Austriaku ishte i lidhur me kalimin te Real Madrid gjatë verës dhe preferon kalimin në Spanjë, por kërkesat për pagë të lartë janë duke e komplikuar marrëveshjen, transmeton lajmi.net.

Sipas medias gjermane, ‘Bild’, PSG synon ta bind Alaban për kalimin në “Parkun e Princave” dhe i kanë dërguar ofertën e parë.

Sidoqoftë, favorit mbeten “Los Blancos”, ngase Alaba ëndërron të vesh fanellën e bardhë.

Ndërkohë, Marca muajin e kaluar raportoi se Alaba ka nënshkruar parakontratë me Realin për katër vitet e ardhshme me pagë 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/