Policia konfiskon dokumente nga AZHB-ja, aksioni vazhdon
Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.
Lajme
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar disa dokumente brenda kësaj Agjencie.
Ndërkohë, deri me tani raportohet se në pranga në këtë operacion ka përfunduar Agim Nuha, që është drejtor i autorizimit të pagesave. Derisa pritet arrestimi edhe i zyrtarëve të tjerë.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.
Ekipa e lajmi.net po qendrorë pran Ministrisë së Bujqësisë, nga ku sjell pamje të këtij operacioni. /Lajmi.net/


