Alberto paralajmëron Real Madridin: Atalanta nuk do jetë e lehtë, ata të shtynë në limite

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto ka paralajmëruar Real Madridin se Atalanta nuk do jetë e lehtë që të mposhtët.

Sport

24/02/2021 08:42

“Los Blancos” janë në Itali që të përballen me Atalantan në kuadër të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Alberto thotë se Real Madridi duhet të garojë nëse dëshirojnë të kualifikohen në çerekfinale.

“Njerëzit duhet ta dinë që nuk do jetë e lehtë. Atalanta të shtynë në limit dhe nëse nuk garon je i vdekur sepse ata vazhdojnë të fshihen”.

“Nëse Real Madrid garon mirë, me kualitetin që kanë, ata duhet të avancojnë në çerekfinale”, deklaroi ai.

Ndërkohë, dje Lazio humbi bindshëm në shtëpi 1 – 4 kundër Bayern Munichut./Lajmi.net/