Giroud hyn në histori të Chelseas pas golit të bukur kundër Atleticos
Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud ka vendosur emrin e tij në histori duke u bërë lojtari i tyre më i vjetër që shënon në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Sport
Francezi realizoi gol të bukur në stilin gërshërë për t’i dhuruar fitoren “Bluve” ndaj skuadrës së Atletico Madridit (0-1), përcjellë lajmi.net.
Giroud ndoshta nuk është rregullisht te Chelsea, por vazhdon të tregojë kualitetin në ndeshjet e rëndësishme.
Tash, në moshën 34-vjeçare, Giroud e ka vendosur emrin në histori të Chelseas duke u bërë lojtari i tyre më i vjetër që shënon në ndonjë garë Evropiane.
Sipas Opta Joe, Giroud është lojtari më i vjetër që nga goli i legjendës së Manchester Unitedit, Ryan Giggs (shënoi në moshën 37-vjeçare ndaj Schalke 04 në vitin 2011)./Lajmi.net/
34 – Aged 34 years and 146 days, Olivier Giroud is the oldest player to score in the knockout stages of the UEFA Champions League for Chelsea, and the oldest to do so for an English side since Ryan Giggs (37) in April 2011 vs Schalke. Golden. pic.twitter.com/6xTgTcwrS7
— OptaJoe (@OptaJoe) February 23, 2021