Zidane paralajëmron Atalantan: Duam të fitojmë gjithçka

Atalanta dhe Real Madrid do të përballen me njëra tjetrën nesër me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/02/2021 19:13

Një ditë përpara ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane ka mbajtur konferencën e zakonshme për shtyp, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni edhe konferencën e tij të plotë:

Zidane: “Unë mendoj se jemi në formë të mirë, por e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë nesër”.

“Qëllimi ynë është që të arrijmë finalen, një klub sikurse Real Madrid dëshiron të fitojë gjithmonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në të gjitha ndeshjet ne luajmë sikurse të jetë një finale”.

“9 lëndime? Edhe pse kemi lëndime, ne posedojmë një ekip me lojtarë tjerë të mëdhenj. Do të mundohemi të fitojmë nesër, një barazim nuk është rezultat i dëshiruar”.

“Na pëlqen të jemi në presion, ky është futbolli. Në Real Madrid çdo trofe, çdo ndeshje është e rëndësishme”.

“Nesër na pret një ndeshje e çmendur”, – përfundoi Zidane./Lajmi.net/