Mendy: Nuk i japim vëmendje çfarë thonë njerëzit, jemi me Zidanen deri në vdekje
Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy ka konfirmuar se skuadra e mbështet trajnerin Zinedine Zidane.
Sport
Tekniku francez pritet të shkarkohet në fund të edicionit, në rast që nuk fiton trofe këtë sezon, përcjellë lajmi.net.
Por, Mendy thotë se e gjithë skuadra e mbështet Zidanen dhe se i injorojnë gjërat që njerëzit flasin.
“Jam me Zidanen deri në vdekje dhe të gjithë jemi me të, sinqerisht”.
“Ai shihet i qetësuar. Por, nuk vërtetë nuk i japim vëmendje çfarë flasin njerëzit”, tha ai për Marca.
Ndërkohë, Julian Nagelsmann shihet si pasuesi i mundshëm i Zidanes./Lajmi.net/