Vinicius: Është ëndërr e bërë realitet të luaj pranë Hazard

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior është deklaruar para sfidës ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/02/2021 21:09

Braziliani është duke luajtur në formacionin bazë shkaku i mungesës së sulmuesit Eden Hazard, përcjellë lajmi.net.

Vinicius tha se nuk driblon më si me herët sepse është bërë më i matur, derisa zbuloi se bashkëlojtari Eden Hazard i ndihmon duke i dhënë këshilla të vyeshme.

“Nuk dribloj shumë këto ditë sepse jam më i matur dhe i ndihmoj skuadrës në tjera mënyra”.

“Është ëndërr e bërë realitet të luaj pranë Eden Hazardit, ai gjithmonë me jep këshilla”, tha fillimisht ai.

Tutje, Vinicius zbuloi se presidenti i klubit, Florentino Perez i thotë se është tifozi i tij më i madh.

“Florentino më thotë se është tifozi im më i madh”, përfundoi ai.

Vinicius pritet të jetë nga minuta e parë kundër Atalantas së bashku me Asension dhe Mariano Diazin në sulm./Lajmi.net/