​Aksident në Fushë Kosovë, këmbësorja goditet nga vetura

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë, ku si pasojë lëndime të rënda ka marrë një këmbësore.

Lajme

21/02/2021 13:14

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut

“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /Lajmi.net/