​Real Madrid do ta përdorin Odegaard për të nënshkruar me Haaland

Gjiganti spanjoll Real Madrid dëshiron që ta rikthej Martin Odegaard në “Santiago Bernabeu”, në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon huazimi tek Arsenal, raporton “Mundo Deportivo”.

Sport

19/02/2021 14:41

“Galaktikët” kanë synim të nënshkruajnë me yllin norvegjez Erling Haaland, dhe dëshirojnë ta përdorin bashkëkombësin e tij Odegaard, për ta bindur sulmuesin e Dortmundin që të kalojë në radhët e tyre, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Odegaard është në radhët e skuadrës londineze Arsenal, ku kaloi në formë huazimi nga skuadra e Real-it, dhe në fund të këtij sezoni do të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, pasi që e shohin si pjesë të një plani afatgjatë, së bashku me shokun e tij të kombëtares Haaland.

Haaland, sipas spekulimeve të shumta, do të largohet nga Borussia Dortmund, dhe interesim për shërbimet e tij kanë shprehur shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to Chelsea, Manchester City e United dhe Real Madridi.