Aksident në Lipjan, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime.

Lajme

18/02/2021 19:35

Me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti. /Lajmi..net/