A do rikthehet Bale te Reali, agjenti i zbulon të gjitha

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett ka thënë se ekziston mundësia që sulmuesi të rikthehet në "Santiago Bernabeu", por trajneri Zinedine Zidane nuk e do.

Sport

18/02/2021 14:10

Uellsiani nuk është duke gjetur fare formën te formacioni i Jose Mourinhos dhe me situatën momentale, Bale pritet të largohet dhe të rikthehet te Reali, përcjellë lajmi.net.

Barnett thotë se Bale ende e do Madridin dhe nuk ka probleme me klubin, andaj çdo gjë është e mundur.

“Tifozët e Realit së shpejti do realizojnë sa idiotë kanë qenë me Bale. Ata duhet të falënderojnë për çdo ditë të jetës se çfarë ka arritur me klubin. Është situatë qesharake ku “Madrilenët” duhet të jenë të turpëruar”.

“A di rikthehet Bale te Reali? Nuk do ishte problem, ai e do Madridin dhe nuk ka probleme me klubin, por nuk mendoj se Zidane e do atë”, tha ai.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Spurs, që momentalisht nuk e pëlqejnë fare Bale./Lajmi.net/