Hoxhaj publikon fotografi me ambasadorët: Kënaqësi ta ndajmë festën me miqtë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja e festës së përvjetorit të 13-të të pavarësisë së Kosovës.

Lajme

17/02/2021 20:27

Hoxhaj ka publikuar fotografi ku shihet duke biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, shkruan lajmi.net.

Tutje, Hoxhaj ka publikuar fotografi edhe me ambasadorin japonez në Kosovë.

“Kënaqësi ta ndajmë Festën e Pavarësisë me miq e partnerë ndërkombëtarë. Kosova13”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/ 

Kënaqësi ta ndajmë Festën e Pavarësisë ?? me miq e partnerë ndërkombëtarë. #Kosova13

Posted by Enver Hoxhaj on Wednesday, February 17, 2021