Vazhdon numërimi i votave, PDK në konferencë për media në ora 22:45
Derisa po vazhdon numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku Lëvizja Vetëvendosje po prinë bindshëm në rezultat, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë në konferencë për media në ora 22:45.
Lajme
Këtë e kanë bërë të ditur zyra për media e kësaj partie politike, shkruan lajmi.net.
Sipas rezultatit të EXIT POLL, PDK është e dyta me 18,7 për qind të votave.
Kujtojmë se ditën e zgjedhjeve të kaluara pas mbylljes së kutive të votimit, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli kishte deklaruar opozitarizmin menjëherë pas rezultateve të EXIT POLL-eve.
PDK nuk ka informuar se çfarë do të flitet në këtë konferencë dhe kjo do të merret vesh në ora 22:45. /Lajmi.net/