KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues, apo 8.30 për qind e qytetarëve.
Lajme
Daka po ashtu thënë se nga dhoma operative janë njoftuar se nuk ka raportime për incidente.
“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e dytë për medie tha se deri këto momente nuk ka raportime për incidente që e dëmtojnë integritetin zgjedhor.
Ndryshe, qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862. /Lajmi.net/