Arrestohet pejani, postoi thirrjen “shes votën”

Policia ka arrestuar dje një person pasi në faqe të internetit ka publikuar thirrjen “shes votën”.

Lajme

14/02/2021 10:47

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 1:37 në Pejë.

I dyshuari është intervistuar, më pas me procedurë të rregullt është liruar.

“DHËNJA OSE MARRJA E RYSHFETIT NË LIDHJE ME VOTIMIN /Pejë 01.02.2021-01:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një faqe të shitjeve ka postuar publikim ,, shes votën’’. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./ Lajmi.net/