Përfundon pjesa e parë në “Etihad”, City në avantazh ndaj Tottenhamit

Manchester City është duke avancuar ndaj Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës.

Sport

13/02/2021 19:17

“Citizens” ishin mundur në ndeshjen e parë nga Tottenhami në Londër, kështu që ata ishin të motivuar të hakmerreshin ndaj tyre, transmeton lajmi.net.

Iniciativën në pjesë të parë e kishte skuadra e Pep Guardiolës, që kontrolluan ndeshjen në përgjithësi, ndërsa mysafirët kërkonin ti lëndonin ndërmjet kundërsulmeve.

Në min (23’) u akordua penalti në favor të Cityt. Penaltinë e konkretizoi në gol, Rodri për ti dhënë avantazhin skuadrës.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për Cityn që të shkojë në pushim të pjesës së parë me avantazhin në duart e tyre.

Rezultati i pjesës së parë, City 1-0 Tottenham./Lajmi.net/