Ambasadori Orlando: Procesi zgjedhor të jetë transparent dhe i besueshëm
Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, ka ftuar institucionet që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve.
Lajme
Ai shkroi në Twitter se vetëm kështu arrihen zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin.
“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, shkroi Orlando. /Lajmi.net/