Juventusi kishte kërkuar nënshkrimin e Foden, reagimi i Cityt i menjëhershëm

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Fabio Paratici, kishte shprehur interesim për të nënshkruan të riun Phil Foden.

Sport

10/02/2021 17:03

Megjithatë, Citizens nuk ishin aspak të interesuar për shitjen e lojtarit, andaj përgjigjja e tyre menjëherë ishte ‘jo’.

Kjo ngjarje kishte ndodhur para dy viteve, atëherë edhe kur Foden nënshkroi një kontratë rinovimi me klubin, shkruan lajmi.net.

Lojtari konsiderohet të jetë një ‘zbulim’ nga Pep Guardiola, i cili njihet për veprime të tilla.

Ai për momentin është duke kaluar në një periudhë shumë të mirë, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre në Premierligë këtë sezon./Lajmi.net/