Manchester City gjen pasuesin e Sergio Agueros

Manchester City ka identifikuar ish sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku si pasuesi i duhur i Sergio Agueros.

Sport

09/02/2021 18:10

Kontrata momentale argjentinasit i skadon në verë dhe thuhet se nuk do rinovojë dhe do largohet si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.

Sipas Athletic, Lukaku është në ‘radarin’ e “Bluve” që e shohin si pasuesi i Agueros.

Belgu u largua nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 dhe për “Neurazzurët” ka shënuar 54 gola në vetëm 78 paraqitje.

Aguero ka qenë i jashtëzakonshëm në dekadën e fundit te City duke u bërë golashënuesi numër një në klub, mirëpo këtë edicion shkaku i lëndimeve ka bërë vetëm nëntë paraqitje.

Nga ana tjetër, Lukaku thuhet se është i lumtur te Interi dhe nuk dihet nëse do e konsiderojë rikthimin në kampionatin anglez./Lajmi.net/