E zbulon agjenti i tij, Hysaj do transferohet në Portugali

Fubollisti i Napolit, Elseid Hysaj, është gjithnjë e më shumë larg "Diego Armando Maradona Stadium".

Sport

08/02/2021 15:43

Zërat për largimin e Hysaj nga Napoli sa vijnë e shtohen, mbrojtësi shqiptar duket se i ka ditët e numëruara tek klubi italian, transmeton lajmi.net.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Hysaj do largohet në fund të sezonit, dhe e ardhmja e tij është në Portugali.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Mario Giuffredi, i cili ka treguar se bisedimet me Benfican kanë filluar dhe ka kontakte në mes të tre palëve, klubeve dhe lojtarit.

Sipas artikullit, Hysaj vlerësohet lart nga Benfica dhe kjo duket se i pëlqen mbrojtësit shqiptar, ai do të jetë caku kryesor për Benfican në afatin kalimtar veror.

Hysaj u tranferua tek Napoli në vitin 2015, ai ka regjistruar 165 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një gol./Lajmi.net/