Mediat serbe: Haradinaj kërcënon Vuçiqin, ja çfarë do të bëjë nëse zgjidhet president

Mediat serbe vazhdojnë të merren intensivisht me deklaratat e kandidatit të AAK-së për president, Ramush Haradinaj.

Lajme

06/02/2021 22:13

Paralajmërimi i Haradinajt për bashkim me Shqipërinë nëse BE-ja nuk lëviz drejt njohjes së pesë shteteve anëtarë dhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, po përcjellën me interesim në shtetin fqinj.

Deklarata e sotme e Haradinajt në Ferizaj si mesazh për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për njohjen e Kosovës, sonte është ndër lajmet kryesore në Serbi.

“Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj e ka porositur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi që më mirë e ka ta njoh Kosovën. Ai ka kërcënuar se të kundërtën Prishtina do të vazhdojë me bashkim me Shqipërinë”, shkruajnë mediat më të mëdha serb B92, Blic, Danas, Tanjug, etj.

Më pas këto media përcjellin deklaratën tjetër të Haradinajt, i cili tha: “Kur të bëhem president, me emër të Zotit dhe me ndihmën tuaj, do të përshendetemi nga Vuçiqi.

Kështu që, me japni Kosovën, mos e shtyeni më, sepse nuk kemi kohë të presim, sepse e kemi bërë ushtrinë dhe pavarësinë energjetike, po e shtrojmë rrugën drejt bashkimit me Shqipërinë. Nuk keni zgjidhje, mos e shtyeni, sepse ne po e bëjmë punën tonë”.