Vdes papritmas doktori rus që ka trajtuar Navalnyn

Doktori i cili ishte akuzuar se ka trajtuar Alexei Navalnyn në Rusi pak pasi ai ishte helmuar, ka vdekur papritmas në moshën 55 vjeçare.

Bota

04/02/2021 20:49

Doktori Sergei Maksimishin ishte akuzuar për kujdes intensiv në spitalin Omsk, aty ku lideri opozitar rus ishte dërguar pasi shëndeti i tij ishte rënduar gjatë udhëtimit të tij me aeroplan, shkruan CNN.

Në njoftimin e spitalit thuhet se ai ka ndërruar jetë papritmas.

“Me keqardhje ju njoftojmë se zëvendës shefi i repartit për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit Omsk, doktori Sergei Maksimishin ka ndërruar jetë papritmas”, thuhet në një njoftim të spitalit.

Ministri i Shëndetësisë i rajonit të Omsk tha në deklaratë se Maximishin punoi në spital për 28 vjet dhe shpëtoi mijëra jetë njerëzish.

“Ai i ktheu njerëzit në realitetin e plotë. Do të na mungojë shumë Dr. Maximishin. Ai u largua shumë herët dhe për shkak të kësaj dhimbja e humbjes është veçanërisht e hidhur”, tha Alexander Murakhovsky në një deklaratë.