Tottenham – Chelsea, formacionet zyrtare

Tottenham Hotspur do të ndeshet me rivalin londinez Chelsea, në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës.

Sport

04/02/2021 20:02

Tottenham Hotspur shpreson të arkëtojë pikë të plota ndaj rivalit të qytetit Chesleat, pas dy ndeshjeve zhgënjyese të humbura ndaj Liverpoolit dhe Brightonit, transmeton lajmi.net.

Ndërsa Chelsea, pas shkarkimit të Frank Lampard dhe emërimit të Thomas Tuchel, kanë regjistruar një fitore dhe një barazim.

“The Blues” po duken skuadër tjetër nën menaxherin gjerman dhe mund të krijojnë probleme për Jose Mourinhon.

Për Tottenham mungojnë, Alli, Kane, Lo Celso dhe Reguillon, ndërsa për Chelsean janë në dyshim, Zouma dhe Havertz.

“Spurs” qëndrojnë në pozitën e shtatë me 33 pikë total, ndërsa Chelsea mban pozitën e tetë poashtu me 33 pikë por me një lojë më shumë.

Formacionet zyrtare të klubeve./Ljami.net/

 

Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Alderweireld, Dier, Davies, Hojbjerg, Sissoko, Ndombele, Bergwijn, Son, Vinicius

Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Thiago Silva, James, Kovacic, Jorginho, Alonso, Mount, Werner, Hudson Odoi.