Napoli e konfirmon, Fabian Ruiz shërohet nga COVID-19

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, ka rezultuar negativ në testimin e fundit të klubit.

Sport

04/02/2021 19:33

Fabian Ruiz kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 me 16 janar, duke humbur ndeshjen në Coppa Italia ndaj Juventusit, të cilën Napoli e humbi dhe u eleminua nga gara, transmeton lajmi.net.

Tani, Napoli përmes një komunikate në uebfaqen e klubit ka konfirmuar se Fabian ka rezultuar negativ në testimin e fundit për COVID-19.

“Fabian Ruiz është shëruar nga COVID-19. Mesfushori spanjoll ka rezultuar negativ në testimin e fundit dhe do ti nënshtrohet testimeve rutinë të post-COVID-19 nesër”, u tha në deklatarën e Napolit./Lajmi.net/