Shala i PDK-së viziton disa fshatra të Kosovës, merr përkrahje për zgjedhjet e 14 shkurtit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar disa fshatra të Kosovës.
Lajme
Shala është shprehur optimist me pritjen dhe përkrahjen që po e gjen kudo për Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai ka vizituar degën e PDK-së në Terstenik e Verbovc prej ku është shprehur se ka marrë përkrahjen për votë plebishitare.
“Sonte edhe një herë morëm një konfirmim të madh se më 14 shkurt në mënyrë plebishitare qytetarët e Kosovës do të votojnë KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në këtë krizë të madhe politike dhe ekonomike, KUNDËR ATYRE që e futën vendin tonë në izolim ndërkombëtar, KUNDËR ATYRE që rrezikuan marrëdhëniet historike dhe strategjike Kosovë- ShBA etj.”, ka shkruar Shala.
Pritje dhe përkrahje madhështore për Partinë Demokratike të Kosovës në nëndegët I dhe II të Terstenikut dhe në Degën e…
Posted by Ferat Shala on Wednesday, February 3, 2021
Shala ka qëndruar për vizitë edhe në Polluzhë e Shtuticë prej ku është shprehur se ka marrë përkrahje të madhe për partinë të cilës i takon.
Ai është shprehur se bashkë me polluzhasit e shtuticasit do të finalizojnë projektin e shtetndërtimit, përmes rimëkëmjes ekonomike dhe integrimit ndërkombëtar.
“Bashkë me polluzhasit e shtuticasit sonte morëm përgjegjësi të reja për finalizimin e projektit të shtetndërtimit, përmes #Rimëkëmbjes ekonomike dhe integrimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.”, ka shkruar Shala. /Lajmi.net/
Edhe Polluzha e Shtutica sonte shpallën triumfin e Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja sot, ashtu sikurse dje,…
Posted by Ferat Shala on Wednesday, February 3, 2021