Formacionet e mundshme: Napoli – Atalanta

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Atalantas.

Sport

03/02/2021 12:42

Vendasit do jenë pa dyshen Dries Mertens dhe Fabian Ruiz, që janë të lënduar, transmeton lajmi.net.

Disa ndryshime do jenë te “Napolitanët”, sepse Tiemuoe Bakayoko pritet të jetë në mesfushë pranë Diego Demme dhe Matteo Politano.

Kurse, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë sërish në stol.

Nga ana tjetër, Atalanta pritet që sulmin ta ketë me Josip Ilcic dhe Duvan Zapata.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Bakayoko, Demme, Zielinski; Politano, Lozano, Insigne.

Atalanta (3-4-3): Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic, Zapata

Ndeshja nis në ora 20:45./Lajmi.net/