Chelsea dhe Arsenal pritet të garojnë për impresionuesin 22-vjeçar

Chelsea dhe Arsenal pritet të garojnë për mbrojtësin e krahut të djathtë të Interit, Achraf Hakimi.

Sport

03/02/2021 09:01

Talenti 22-vjeçar ka dëshmuar se është një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë dhe ka impresionuar të gjithë këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato, Hakimi ka shumë skuadra që e kërkojnë me Chelsea dhe Arsenalin në krye të garës.

Maroku mund të jetë transferim i mirë për “Topçinjtë” sidomos pasi Hector Bellerin nuk është duke treguar formën më të mirë.

Transferimi i Hakimit mund t’i ndihmojë skuadrës së Mikel Artetas të jetë në nivel tjetër dhe shumë më e rrezikshme në kundëraksione.

Kurse, te Chelsea është talenti Reece James, andaj nuk e kanë prioritet transferimin e Hakimit.

Interi nuk mendon ta shesë nën 50 milionë euro./Lajmi.net/