Milot Rashica rikthehet në formacionin startues

Milot Rashica, i cili për një kohë ishte i lënduar dhe nuk po startonte me Werder Bremen, është rikhyer në formacionin startues.

Sport

02/02/2021 19:53

Bremen do të luajnë ndaj Greuter Furthit në kuadër të ndeshjes së Kupës, që nis në ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Rashica në ndeshjen e fundit u inkuadrua nga banka rezervë, me ç’rast pati rol duke asistuar për barazimin e skuadrës, në rezultatin 1-1.

Sezonin e kaluar, reprezentuesi i Kosovës pati disa ndeshje të mira në DFB Pokal./Lajmi.net/