Mbi 100 mijë votues nga jashtë vendit – KQZ i fut në lista edhe ata që s’u lajmëruan në telefon
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Lajme
Nga Sekretariati i KQZ-së është propozuar që të regjistrohen si votues jashtë vendit edhe 37 mijë e 896 qytetarë që nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit nga KQZ-ja.
“37 mijë e 896 aplikues të cilët janë aplikues të suksesshëm dhe e kanë të konfirmuar zotësinë juridike por nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit dhe rekomandimi është që të gjithë të pranohen si votues jashtë vendit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti.
Ahmeti ka dhënë detaje edhe për numrin e votuesve brenda një vendvotimi.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë vendvotim brenda qendrës së votimit nuk e kalon numrin e 750 të votuesve. Nga praktikat e mëhershme KQZ-ja e ka rritur në 950 dhe në bazë të saj është formuluar lista përfundimtare. Numri maksimal i votuesve në vendvotim të jetë 950”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/