Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia
Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij në Ferizaj. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje në orën 08:30 në rrugën “Gucia”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së…
Lajme
Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një kontrolli të realizuar në shtëpinë e tij në Ferizaj.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje në orën 08:30 në rrugën “Gucia”, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, pesë fishekë dhe një shurdhues i armës së zjarrit.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”./Lajmi.net/