Vaksina ruse Sputnik V tregon 92% efikasitet kundër COVID-19

Vaksina ruse Sputnik V kundër koronavirusit ka treguar 92 për qind mbrojtje ndaj COVID-19, sipas rezultatit që kanë dhënë provat e fundit të publikuara në gazetën “The Lancet”.

Bota

02/02/2021 17:23

Ajo po ashtu është konsideruar e sigurt për t’u marrë dhe ofron mbrojtje të plotë ndaj hospitalizimit dhe vdekjes, njofton Klan Kosova.

Fillimisht pati polemika për shkak se vaksina filloi të jepej para se të dilnin të dhënat përfundimtare nga provat e bëra.

Por, shkencëtarët kanë deklaruar se përfitimet nga kjo vaksinë janë demonstruar.

Sputnik V tanimë radhitet si vaksinë e testuar së bashku me Pfizer, Oxford / AstraZeneca, Moderna dhe Janssen.