Rruga në Gerdovc të Podujevës vërshohet nga uji, banorët thonë se nuk u vendoset gypat e kanalizimit
Rruga në fshatin Gerdovc të komunës së Podujevës është vërshuar nga uji e balta, pas reshjeve të shumta, kjo për faktin se edhe pse është shtruar në asfalt, aty nuk janë vendosur gypat e kanalizimit
Lajme
Banorë të këtij fshati kanë thënë për lajmi.net, se rruga është shtruar mirëpo nuk janë vendosur gypat.
“Rruga është shtruar asfalt, por nuk janë vendosur gypat për përcjelljen e ujit e për shkak të kësaj është rruga në këtë gjendje”, ka thënë një banor.
Ndryshe, edhe komuna e Podujevës është njëra ndër komunat e prekura nga vërshimet që ndodhën në javën e fundit të janarit në vendin tonë. /Lajmi.net/
