Haxhiu nënshkruan dekretin për hapjen e konsullatës në Teksas: Kosova bëhet më e pranishme në një nga qendrat kryesore në Amerikë
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas. Ajo ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për bashkëatdhetarët në teksas dhe rajon përreth, si dhe mirënjohje për mërgatën në Amerikë që ka thënë se për dekada ka punuar, ndihmuar,…
Lajme
U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas.
Ajo ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për bashkëatdhetarët në teksas dhe rajon përreth, si dhe mirënjohje për mërgatën në Amerikë që ka thënë se për dekada ka punuar, ndihmuar, lobuar dhe qëndruar pranë Kosovës.
“Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç. Me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: