Prizrenasi ia bën sherrin vetes – Publikon video duke vozitur 178 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet me 500 euro dhe i merret leja për 1 vit
Policia e Kosovës në Prizren, ka njoftuar se një i ri ka publikuar një video ku shihet duke drejtuar automjetin me shpejtësi 178 km/h në zonën 50 km/h, në rrugën Gjonaj-Krajk të Prizrenit. Pas verifikimeve, Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit dhe pronarit të tij. Ata kanë thënë se kundërvajtja është kryer me datën 8…
Lajme
Policia e Kosovës në Prizren, ka njoftuar se një i ri ka publikuar një video ku shihet duke drejtuar automjetin me shpejtësi 178 km/h në zonën 50 km/h, në rrugën Gjonaj-Krajk të Prizrenit.
Pas verifikimeve, Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit dhe pronarit të tij. Ata kanë thënë se kundërvajtja është kryer me datën 8 tetot 2025, shkruan lajmi.net.
“Ndaj tij janë marrë masat ligjore:
-gjoba prej 500 euromasë mbrojtëse,
-konfiskim i patentë shoferit për 12 muaj (1vit),
-5 pikë negative në patentë shofer”, thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe apelon tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke shmangur sjelljet e rrezikshme që rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: