Lorient bën ‘çmendurinë’ me përmbysje mposht PSG-në

Lorient ka bërë befasinë duke mposhtur në shtëpi me përmbysje PSG-në.

Sport

31/01/2021 16:55

Vendasit ishin në disavantazh prej 1 – 2, por ia dolën të fitojnë me rezultat 3 – 2, shkruan lajmi.net.

Abergel kaloi Loreintin në epërsi (36′), por Neymar u tregua i saktë nga pika e bardhë që të barazoi rezultatin (45′).

Ishte sërish braziliani që shënoi nga pika e bardhë për vendosur PSG-në për herë të parë në epërsi (57′).

Vendasit u kthyen në lojë përmes Wissa (80′), derisa fitoren e vulosi Moffi në fundin e ndeshjes (90+2).

Me këtë humbje, PSG mban pozitën e dytë me 45 pikë, derisa Lorient renditët në pozitën e 18-të me 18 sosh./Lajmi.net/